Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës së bashku me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë kanë mbajtur të premten konferencën shkencore “Roli i konferencës së Bujanit në procesin e shtet-formimit të Kosovës.
Në dy seancat e mbajtura të kësaj konference është paraqitur roli i Konferencës së Bujanit për fuqizimin e antifashizmit në Kosovë dhe për domethënien e saj si koncept politik, qëndrimi i aleatëve ndaj Konferencës së Bujanit, si dhe për disa ngjashmëri e krahasime të Konferencës së Bujanit me ngjarje të tjera të kohës.
Ndërkaq, kryetari i këshillit organizues, Jusuf Bajraktari tha se Konferenca e Bujanit i ka përfunduar me sukses punimet e saj dhe se kjo gjë e ka shqetësuar pushtetin okupues. Bajraktari tha se Konferenca e Bujanit do të mbetet gjithmonë ngjarje frymëzuese e kërkesave të e popullit shqiptar.
Edhe anëtari i këshillit organizativ, Arsim Bajrami theksoi se Konferenca e Bujanit ka ndodhur në kohën kur Kosova mund të tradhtohej për herë të dytë, sepse u sakrifikua për Shqipërinë Administratave.