Digjen kontejnerë të mbeturinave në Prishtinë, zjarri përfshin edhe dy vetura
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Digjen kontejnerë të mbeturinave në Prishtinë, zjarri përfshin edhe dy vetura
viber_image_2026-07-01_07-50-40-124 -
01/07/2026 - 08:20
Linku u kopjua

Një zjarr ka përfshirë disa kontejnerë për mbeturina në Prishtinë, në rrugët "Simon Shiroka" dhe "Sylejman Vokshi", raporton KosovaPress.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë përfshirë nga zjarri edhe dy vetura. Sipas informacioneve që ka marrë KosovaPress, njëra prej automjeteve i përket një personi me aftësi të kufizuara.

Zjarri tashmë është shuar, duke lënë pas dëmet që ka shkaktuar.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026