Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, bën të ditur se duke vepruar sipas detyrës zyrtare dhe pas raportimeve në media lidhur me deklarimet e Ministrit Nenad Rashiq për kërcënimin e votuesve në komunën e Graçanicës, janë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore.
Sipas njoftimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë persona, shtetas të Republikës së Kosovës, të nacionalitetit serb, pasi që të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës dhe respektimin e rendit kushtetues ligjor në Republikën e Kosovës.
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dje nw njw intervistw pwr KosovaPress ka akuzuar Listën Serbe dhe strukturat politike të lidhura me presidentin serb Aleksandër Vuçiq për presion sistematik ndaj serbëve të Kosovës në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.