Karim Adeyemi është bërë objektivi kryesor i Napolit pasi “Partenopei” vendosi të largohej nga gara për Alejandro Garnacho, kryesisht për shkak të kërkesave larta të Manchester United, por ata tani mund të përballen me një çështje të ngjashme në negociatat me sulmuesin e Borussia Dortmund.
Skuadra e Antonio Contes ka qenë në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar Khvicha Kvaratskhelia pas transferimit të tij te PSG, por çmimi prej 70-80 milionë euro i vendosur nga Djajtë e Kuq për argjentinasin i komplikoi planet e tyre, duke i detyruar ata të ndryshojnë fokusin e tyre në opsionet alternative.
Ndërsa 23-vjeçari fillimisht ishte i gatshëm të qëndronte në klub deri në verën e ardhshme, ai thuhet se po hapet gradualisht ndaj perspektivës për t'u transferuar në “Stadio Maradona” pasi bisedoi me Conten.
Megjithatë, “Calciomercato” shpjegon se ai kërkon paga sezonale prej 4.5 milionë euro për të bërë këtë lëvizje, e cila do ta bënte atë lojtarin e dytë më të paguar në skuadrën e Napolit.