Opozita refuzoi ftesën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për një referendum konsultativ që do të vinte në provë besimin e votuesve, të cilin ata e shohin si përpjekje për të larguar vëmendjen nga protesta dhe aksioni masiv i studentëve të cilët prej më shumë se një muaj kanë bllokuar rreth 60 fakultete.
Vuçiq dje i bëri thirrje opozitës që të kërkojë mbajtjen e të ashtuquajturit referendum këshillues për besimin që ai ka si kreu i shtetit. Thirrjen e Vuçiq sot e kanë përsëritur edhe shefi i grupit përfaqësues të Partisë Progresive Serbe Milenko Jovanov dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq.
Vuçiq i sheh protestat e studentëve dhe mbështetjen në rritje që ata kanë në publik si “presion politik ku dikush nuk do zgjedhje, por të vijë në pushtet me dhunë”, dhe rezultatet e sondazhit ia atribuon ndikimit të huaj.
Por, liderët e opozitës thanë - më pak se 24 orë pas thirrjes së Vuçiq - se "nuk do të marrin pjesë në lojën dhe farsën e tij" dhe se duke imponuar temën e referendumit, ai po përpiqet të largojë vëmendjen e publikut nga protestat, të cilat po marrin mbështetje gjithnjë e më masive.Studentët, mesazhi kryesor i të cilëve është se duan të luftojnë korrupsionin duke ushtruar presion mbi institucionet dhe për një shoqëri të lirë, bëjnë thirrje për një grevë të përgjithshme në protesta.
Drejtoresha e programit të Qendrës për Hulumtim, Transparencë dhe Përgjegjësi (CRTA) Rasha Nedelkov ka treguar se anketa ka treguar se sa qytetarë mbështesin protestat dhe bllokadat e studentëve duke kërkuar që institucionet të fillojnë të bëjnë punën e tyre.