Arrestohen gjashtë persona tё dyshuar pёr vrasje nё tentativё
Lajme
Lexohet për: 2 min.
policiaa29
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona tё dyshuar pёr veprën penale “ Vrasje nё Tentativё” në Pejë.

Sipas Policisë më 29 janar 2025,  rreth orës: 14:50, është njoftuar  se në rrugën “Mikel Marku” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje. Për këtë rast, Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, janё gjetur dhe sekuestruar: tri gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, njё gёzhojё kalibёr 6.6.1mm, njё fishek i gjallё dhe njё kokё plumbi.

“Lidhur me rastin ёshtё intervistuar viktima dhe njё i dyshuar ditën e incidentit, nga i dyshuari ёshtё sekuestruar: njё Pistoletё 6mm. Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё bashkёpunim me Prokurorin e shtetit, pas njё pune intensive kanё arritur tё identifikojnë dhe arrstojnё gjashtё persona tё dyshuar lidhur me kёtё rast, nga tё dyshuarit janё sekuestruar: njё Armё (me mulli) dhe njё Pistoletё (lodёr ne formё shkrepse), ndёrsa njё i dyshuar ende ёshtё nё arrati”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, katёr nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa dy nga ta janё liruar nё procedurё te rregullt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025