Haki Abazi kalon në AAK, zyrtarizohet kandidimi i tij për deputet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar nominimin e Haki Abazit kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka njoftuar se deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës ka kaluar në subjekti që ai udhëheq. Haradinaj i ka uruar mirëseardhje Abazit në AAK, në angazhimet e përbashkëta për ta fuqizuar Kosovën.
“Kolegu që është me ne Haki Abazi në shumë etapa të rrugëtimit tonë e ka bërë pjesën e vet të çmuar edhe unë jam dëshmitar i këtij angazhimi të Hakisë të cilin e njoh që nga paslufta për kontributin e tij në mbështetje të shoqërisë civile të demokratizimit të vendit të proceseve demokratike në vend.”, tha Haradinaj.
Edhe i nominuari për deputet nga AAK-ja, Haki Abazi shtoi se ky subjekt ka vizionin më të qartë për anëtarësimin në NATO.
"U tha integrimi në NATO është prioritet mbi prioritete në integrimin e Kosovës ne asnjë herë nuk kemi vuajt për pamundësinë e mbijetesës, e luftës kundër pushtuesve por ne gjithmonë kemi vuajtur të jemi pjesë e vlerave demokratike të mbrohemi e të kontribuojmë për vlera demokratike në Evropë e më gjerë", tha Abazi.
Prezent në nominimin e Abazit në listën e deputetëve të AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ishte edhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.
Ai i ka uruar mirëseardhje Abazit dhe e ka falënderuar për besimin që e dha.