Në ditën e fundit të muajit tetor gjashtë shtetet e Detit të Zi, Bullgaria, Rumania, Ukraina, Rusia dhe Turqia, shënojnë ditën e detit të përbashkët.
31 tetori është data, në të cilën gjatë vitit 1996 shtetet bregdetare miratuan një plan strategjik të veprimit për rinovimin dhe ruajtjen e Detit të Zi.
Një pjesë e madhe nga thellësitë e tij, janë të mbushur me squfur, i cili ka dëbuar jetën në mbi 85 për qind nga vëllimi i tij.
Vetëm shtresat më të larta 10-15 për qind nga ky det janë akoma “të gjalla”. Tek to zgjerohet mbretëria e organizmave anaerobe dhe të mbeturinave arkeologjike nga disa qytetërime të lashta, të konservuar mirë nga përbërjet me squfur.Deti i Zi është shumë më pak i kripur se Mesdheu, sepse në të derdhin ujërat e katër lumenjve më të mëdhenj evropianë Danub, Dnepër, Dnestër dhe Don. Pellgu i grumbullimit të ujit përfshin 21 shtete. Aty jetojnë 2000 lloje kafshësh dhe rreth 1000 lloje bimësh.
Gjatë viteve ‘60-ta të shekullit të kaluar filloi procesi i një humbjeje të shpejtë të larmisë biologjike në pellg dhe sot peshqit janë shumë të paktë.