Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 09:00)
Këshilli Gjyqësor I Kosovës (KGJK), mban mbledhjen e radhës. (Ora 09:00)
Policia e Kosovës në një ceremoni të organizuar bën shkatërrimin e armëve të konfiskuara. (Fshati Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj (Metali05 SH.P.K), ora 09:00)
Mbahet Konferenca III-të Ndërkombëtare për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike. (Hoteli Emerald, Prishtinë, ora 09:00)Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi, publikon raportin: “Kostoja e pagave jubilare të papaguara (Raport analitik lidhur me ndikimin financiar dhe gjyqësor të rasteve gjyqësore që përfshijnë pagat jubilare)”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Lansohet projekti “Siguria e fëmijëve në trafik”. Marrin pjesë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, Prishtinë, ora 12.00)