Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin në Fëmijëri është mbajtur aktiviteti kulturor filantropike "Bashkohu, Shpëto Jetë" në Prishtinë.
Në një sallë ku notat e shpresës kënduan më fort se çdo melodi, një zë i ri u ngrit për të treguar se edhe yjet më të errëta mund të shkëlqejnë sërish, u shqua veçanërisht nga fjalimi emocionues i Rilind Aliut, një i mbijetuar nga leukemia.
"Sot, që e kam kaluar këtë betejë, ndiej një forcë të re brenda vetes. Kam fituar jo vetëm kundër sëmundjes, por edhe kundër frikës dhe pasigurisë," tha ai.
Rilindi kishte edhe një mesazh të fuqishëm për të rinjtë dhe prindërit: "Mos kini drojë. Edhe nëse dukeni të shëndetshëm, mos hezitoni të vizitoni mjekun. Jeta është e çmuar, dhe nuk duhet të ndalemi nga frika e sëmundjeve."
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të artit, kulturës, Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit Olimpik të Kosovës, Federatës së Futbollit të Kosovës, dhe institucioneve të tjera relevante.