Migrimi dhe mungesa e besimit në institucione, telashet e shqiptarëve në Luginë dhe të serbëve në veri
Lexohet për: 4 min.
aktiv-070323
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mungesa e zhvillimi ekonomik, papunësia  dhe migrimi i qytetarëve janë ndër sfidat e njëjta me të cilat ballafaqohen si komuniteti serb në veri të Kosovës ashtu edhe ai shqiptar në Luginën e Preshevës. Por, sa i takon besimit në institucione dhe marrëveshjes finale këto komunite kanë qëndrime të ndryshime. Derisa shqiptarët në Luginë besojnë se për  marrëveshjen  finale  Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, serbët në veri status quo-n e shohin si zgjidhjen më të mirë.

Kështu thotë një hulumtim i publikuar nga  Qendra për Demokraci dhe Arsim – Lugina në Bujanoc dhe Ojq Aktiv në Mitrovicën e Veriut  me titullin “Nga sfidat e përbashkëta tek zgjidhjet e përbashkëta”, për pozitën e komunitetit serb në katër komuna në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë.

Hulumtimi ka nxjerrë në pah se shqiptarët në Luginë të Preshevës në përqindje të lartë i besojnë ShBA-së, BE-së dhe NATO-s, ndërsa serbët në veri më shumë besojnë më shumë në OKB dhe Rusisë.

Koordinatori i Qendrës për Demokraci dhe Arsim – Lugina në Bujanoc, Agon Islami tha se qytetarët e Luginës së Preshevës për mbi 65% i besojnë Qeverisë së Kosovës.

Siç tha ai, serbët në veri i besojnë për mbi  21% më shumë qeverisë së Serbisë, ndërsa shqiptarët në Luginë qeverisë serbe i besojnë vetëm 8.3%.

Islami ngriti si problematik për të rinjtë e Luginës telashet me nostrifikimin e diplomave.

Derisa theksoi se migracion e mungesa e zhvillimi ekonomik është problematikë si për shqiptarët në Luginë ashtu edhe për serbët në veri të Kosovës.

“Për qytetarët shqiptarë nostrifikimi i diplomave është një problematik shumë e madhe  ku gati çdo i treti i të anketuarve ka paraqet problemin e nostrifikimit të diplomave ku shqiptarëve të Luginës të diplomuar në Kosovë nga viti 2008 nuk u njihen diplomat dhe kjo një lidhje të drejtpërdrejt në migrimin e të rinjve... Edhe mos zhvillimi ekonomik është gati çdo i dytë apo më shumë qytetarë në të dyja territoret  kanë shprehur si problematik mos zhvillimin ekonomik... Migracioni është ndër problematikat kryesore të të dyja territoreve”, tha Islami.

Drejtori i Ojq “Aktiv”, Miodrag Miliqeviq u shpreh se sipas hulumtimit edhe nga Lugina e Preshevës por edhe serbët  lokalë në Kosovë kërkojnë të përfshihen në procesin e dialogut.

Sa i përket mendimeve për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas Miliqeviq në Luginën e Preshevës gjysma konsiderojnë se Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, ndërsa serbët në veri ‘status quo’ e shohin si zgjidhje.

Po ashtu, ai tha se shqiptarët në Luginë të Preshevës në përqindje të lartë i besojnë ShBA-ve, BE-së e pastaj  NATO, ndërsa serbët në veri besojnë më shumë në OKB, Rusi,  e KFOR.

Miliqeviq u shpreh se serbët në veri kanë një përqindje të lartë të mosbesimit ndaj institucioneve.

“Siguria është problemi më i madh për sigurinë personale në veri në krahas me Luginën e Preshevës ku çdo i pesti banor thotë se siguria nuk është temë primare se çështjet ekonomike 60%, pastaj migrimi, largimi, shkuarja e të rinjve por edhe jo stabiliteti ekonomik. Janë emërues të përbashkët edhe për serbët edhe shqiptarët në pyetjen e fundit që është migrimi pamundësia për t’i penguar të rinjtë që të shkojnë nga këtu dhe institucionet nuk reaguan në mënyrë jo adekuate që të zbusin largimin dhe t’i motivojnë të rinjtë të qëndrojnë në zonat e sakatuara pa marr parasysh është veri apo Luginë. Emërues i përbashkët edhe ekonomia, papunësia dhe është një pikë problematike për të dyja shoqërisë edhe i shoqërisë sonë“, tha ai.

Në bazë të këtij hulumtimi sa i takon raporteve ndër-etnike sa i takon shqiptarëve në Luginë me serbët në mbi 44% kanë raporte jo të mira,  ndërsa të shkëlqyera janë vetëm 0.9%. Ndërsa, mbi 31.2% e serbëve në  veri kanë raporte të mira me shqiptarët./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024