Artefakte antike kulturore bullgare do të shfaqen në ekspozitën e Los Anxhelos
Ballkani
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Tri artefakte jashtëzakonisht të rralla nga Muzeu antik i Nessebar janë disa nga ekspozitat e 14 muzeve bullgare që do të shfaqen në ekspozitën “Trakia e lashtë dhe bota e lashtë”, në muzeun J. Paul Getty të Los Anxhelosit nga data 3 nëntor deri më 3 mars 2025.

Ekspozita e thesareve nga Bullgaria, Rumania dhe Greqia përmban më shumë se 150 artefakte.

Objektet e çmuara ilustrojnë trashëgiminë e pasur kulturore të qytetit Nessebar në periudhën e antikitetit dhe simbiozën me popullsinë trake përreth. Qyteti  atëherë quhej Mesembria, emri i vjetër trak për Nessebarin e sotëm.

Todor Marvakov, drejtor i Muzeut antik Nessebar, ka treguar për BTA më shumë detaje mbi ekspozitat, rëndësinë dhe vlerën e tyre.

Tri ekspozitat janë një gur varri mermeri i Julia-Hecate nga shekulli II me një mbishkrim shumë interesant, një pllakë mermeri që daton në shekullin e IV para Krishtit me kushtim Kibelës dhe një qeramikë me dekorime shtëpish të lashta dhe imazhe të ndryshme në ato.

Monumenti i parë dhe më interesant është guri i varrit të Julia-Hecate, i cili përmend historinë dhe origjinën e qytetit. Aty shkruhet: “Atdheu im quhet Mesambria, nga “Melsa” dhe “Bria”. Kjo tregon origjinën e emrit Mesambria, që do të thotë "një qytet i Melsës". "Bria" është fjala trake për qytetin, ndërsa Melsa është emri i themeluesit trak të qytetit. /BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024