Artan Hajrizi: Nuk më intereson Fatoni, i kam thënë largohu ose e thërras policinë
Lexohet për: 1 min.
t54t54t5
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe i cili dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër, ka shpjeguar se si janë gjetur dokumentet personale të tij në Serbi.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Artan Hajrizi tha se vëllai i tij ia ka vjedhur dokumentet të martën, pasi ka vizituar në banesën e tij në Gjermani.  

“Nuk më intereson se ku gjendet Fatoni. Nuk jam në rrjedha, nuk jam në këto gjëra. Dokumentet e mia, Fatoni m’i ka vjedhur para dy ditëve. Ai, qysh në fillim ka dalë jashtë. Nuk e di me çfarë dokumente ka dalë, nuk di asgjë. Ai ka ardhur një orë, i kam thënë tek unë nuk ke vend, nuk dua probleme dhe i kam thënë t’i thërras policinë ose dil jashtë”, tha Artan Hajrizi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025