Artan Behrami me studentët: Mbrojtja e narracionit të drejtë për luftën, përgjegjësi edhe e gjeneratave që po vijnë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Artan Behrami me studentët: Mbrojtja e narracionit të drejtë për luftën, përgjegjësi edhe e gjeneratave që po vijnë
21/05/2026 - 18:53
Linku u kopjua
Kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Artan Behrami, vazhdoi aktivitetin në terren me qytetarë. Kësaj here, komunikoi me studentë.
Postimi i plotë:
Një bashkëbisedim shumë domethënës me studentët e Universitetit të Prishtinës, shumica prej tyre studentë të Fakultetit Juridik.
Mbrojtja e narracionit të drejtë për luftën, mbrojtja e luftës sonë çlirimtare dhe ndriçimi i të gjitha krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë, mbeten barrë dhe përgjegjësi jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për gjeneratat e reja që po vijnë.
Ishte inkurajuese të shohësh se sa mirë ishin të informuar studentët për shkeljet ligjore, standardet e dyfishta dhe shkeljet e konventave ndërkombëtare nga Gjykata Speciale.