Arsenijeviq: Kurti sa më shumë flet serbisht, serbët hanë më tepër dajak
Lexohet për: 2 min.
Arsenijevicc-230324
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Lideri i partisë ‘Demokracia serbe’ në veri të Mitrovicës, Aleksandar Arsenijeviq, ka deklaruar për KosovaPress, se kryeministri i Kosovës Albin Kurti sa më shumë ju drejtohet qytetarëve serbë në gjuhën serbe, serbët hanë më tepër dajak dhe përjetojnë nga një goditje më shumë. Sipas tij, kjo ndodhë në formë fizike, por edhe në forma tjera të presionit institucional.

Politikani serb nga veriu i Mitrovicës tha se serbët e Kosovës po ndihen të tradhtuar me politikën e deritashme të presidentit Vuçiq dhe të Listës serbe, andaj edhe kanë humbur besimin ndaj tyre.

Duke folur për rrymën  në veri, ai u shpreh pro pagesës së këtyre faturave të energjisë.

Arsenijeviq ka kritikuar infrastrukturën e dobët dhe çmimin e lartë të energjisë në Kosovë, duke thënë se kjo detyron qytetarët e asaj pjese të bartin dru e thëngjill nëpër banesat e tyre për t’u ngrohur, e që gjason si para 50 vitesh.

Aq shumë para kanë hyrë në veri, shtoi ai, sa që kjo pjesë tashmë është dashur të jetë Las Vegas.

Arsenijeviq e ka quajtur të rëndë situatën politike dhe të sigurisë në veri, ndërsa bëri të ditur se e mbështet votimin e 21 prillit për largimin e kryetarëve vetëm nëse organizohet nga OSBE-ja.

Ai nuk ka dashur të tregojë nëse do të garojë për kryetar të komunës në zgjedhjet që pritet të mbahen, duke thënë se është akoma herët për të folur rreth kësaj çështje, ngase siç u shpreh, procesi i referendumit do të zgjasë pothuajse deri në fund të vitit.

Sa i përket ndalimit të dinarit,  ai theksoi se ky vendim do ta fusë popullatën serbe në krim.

Sipas tij, serbët natyrisht se do të vazhdojnë me përdorimin e dinarit, qoftë edhe në sasi të vogla, me ç’rast do të vihen para një problemi serioz, sepse në të ardhmen mund të akuzohen për evazion fiskal, financim të krimit, terrorizëm etj./A. Damati/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024