Arsenali po synon një transferim për Yeremy Pinon, por po përballet me konkurrencën nga rivalët e Premier Ligës për nënshkrimin e yllit të Villarrealit, raporton “Daily Star”.
Ylli spanjoll ka bërë emër që kur bëri debutimin e tij për Villarrealin në tetor të vitit 2020. Pavarësisht se është vetëm 19 vjeç, anësori ka luajtur 77 ndeshje për “Nëndetësen e Verdhë”, ndërsa ka luajtur edhe katër herë për kombëtaren spanjolle.
Tinejxheri ka rënë në sy të klubeve të Premier Ligës ku thuhet se Arsenali po lufton me Liverpoolin dhe Chelsean për nënshkrimin e tij.
Po ashtu, thuhet se skuadrat angleze po përgatisin ofertat e tyre, por ata do të duhet të shpenzojnë një shumë të majme, pasi që klauzola e lirimit të Pino është vendosur në 80 milion euro, gjë që mund të largojë shumë skuadra të interesuara.