Arsenali nis bisedimet me yllin italian
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas raporteve të fundit, Arsenali ka bërë kontaktin e tyre të parë direkt me Bolonjën të enjten në mbrëmje për të diskutuar mundësinë e nënshkrimit të italianit Riccardo Calafiori.

Sipas mediave italine, negociatat midis Arsenalit dhe Bolonjës tani janë duke u zhvilluar, pas një sezoni të shkëlqyeshëm nën drejtimin e Thiago Motta në sezonin 2023-24.

Eksperti i merkatos, Moretto raporton se Arsenali ka një marrëveshje në parim për kushtet personale të lojtarit, derisa Fabrizio  Romano sugjeron se nuk do të ketë probleme për kushtet personale dhe se tani i takon dy klubeve të negociojnë.

Disa media në Itali sugjerojnë se çmimi i kërkuar i Bolonjës për Calafiorin është rreth 50 milionë euro, përcjellë KosovaPress.

Arsenali thuhet se synon të shmangë konkurrencën nga Chelsea në mënyrë specifike, ndërsa një numër i klubeve të tjera në të gjithë Evropën, duke përfshirë PSG dhe Bayer Leverkusen, kanë shprehur gjithashtu një interes për të riun premtues dhe të gjithanshëm.

Një produkt i akademisë së Romës, Calafiori iu bashkua Bolonjës nga Baseli për vetëm 4 milionë euro në afatin kalimtar të verës 2023 dhe klubi zviceran mban një klauzolë pre 40 përqind në shitjen e ardhshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025