Arsenali lëshon pikë përsëri, Leicester turpëron Tottenhamin
Lexohet për: 2 min.
22-Arsenali
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në Premier Ligën angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe 10 sosh të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali ka barazuar 1:1 me Brentfordin, kështu duke lëshuar pikë për të dytën ndeshje radhazi, raporton KosovaPress.

Golin për Arsenalin e shënoi Leandro Trossard (minuta e 66’), kurse golin e fundit të ndeshjes dhe të barazimit për Brentfordin e shënoi Ivan Toney në minutën e 74’.

Po ashtu, me rezultat të njëjtë 1:1 u mbyll edhe përballja tjetër mes skuadrës së Crystal Palace dhe asaj të Brightonit.

Ndërkaq, Leicester City e ka turpëruar skuadrën e Tottenhamit, duke e mposhtur si vendas me rezultat bindës 4:1.

Golat për “Dhelprat” i shënuan Mendy (minuta e 23’), Maddison (minuta e 25’), Iheanacho (minuta e 45+4’) dhe Harvey Barnes (minuta e 81’), kurse golin e nderit te Tottenhami e shënoi Rodrigo Bentancur në minutën e 14’ të ndeshjes.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligë.

West Ham 1:1 Chelsea

Arsenal 1:1 Brentford

Crystal Palace 1:1 Brighton

Fulham 2:0 Nottingham Forest

Leicester City 4:1 Tottenham

Southampton 1:2 Wolverhampton

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025