Arsenali ka bërë një hap tjetër të madh në luftën për titull të kampionit në Premier Ligë pasi ka triumfuar ndaj Bournemouthit me përmbysje të madhe nga 2-0 në 3-2 për të marrë pikët e plota në “Emirates”.
Goli i parë i mysafirëve erdh pas vetëm 60 sekondave kur Billing i befasoi vendasit me një gol rekord sa i përket shpejtësisë në Premier LIgë, kurse për 2-0 realizoi Senesi në minutën e 57’, transmeton KosovaPress.
Pas ndeshjeve të xhiros së 23-të, Arsenali mbetet lider i tabelës me 63 pikë, pesë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.
Skuadra tjetër londineze, Chelsea është rikthyer në rrugën e fitoreve pasi e ka mposhtur skuadrën e Leeds United me rezultat minimal 1-0 në “Stamford Bridge”.
Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 34 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 10-të.