Arsenali e shkatërron Burnleyn, Wolverhampton mposht Tottenhamin
Lexohet për: 1 min.
12-Arsenali
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në Premier Ligë, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas më shumë se 100’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Turf Moor”, Arsenali e ka mposhtur Burnleyn me rezultat të thellë 5:0, raporton KosovaPress.

Golat për “Topçinjtë” i shënuan Odegaard (minuta e 4’), Saka (minuta e 41’ dhe 47’), Trossard (minuta e 66’) dhe Kai Havertz (minuta e 78’).

Ndërkaq, skuadra e Tottenhamit ka pësuar humbje sot si vendase, pasi u mposht nga Wolverhamptoni me rezultat 2:1.

Fitore sot regjistruan edhe Aston Villa e Nottinghami. Aston Villa e mposhti 2:1 Fulhamin, kurse Nottinghami fitoi 2:0 kundër West Hamit.

Rezultatet finale të ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligë i gjeni më poshtë.

Brentford 1:4 Liverpool

Burnley 0:5 Arsenal

Fulham 1:2 Aston Villa

Newcastle United 2:2 Bournemouth

Nottingham Forest 2:0 West Ham

Tottenham 1:2 Wolverhampton

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025