Arsenali i Artetës bërë ka goditjen e dytë të verës.
Pas portierit Illan Meslier që erdhi falas nga Leeds dhe Piero Hincapie nga Leverkusen, në Londër zbarkon Christos Tzolis.
24-vjeçari nga Selaniku, i lindur më 30 janar 2002, vjen nga Club Brugge për 34 milionë funte, që është rekord shitje në historinë e kampionatit belg.
Ka firmosur kontratë afatgjatë deri në 2031 dhe do të mbajë fanellën me numër 17, të njëjtën që e kanë mbajtur Petit, Monreal dhe Alexis Sanchez.Sezoni 2025/26 ishte çmenduri: 22 gola dhe 29 asista në 52 ndeshje në të gjitha kompeticionet, teksa Brugge e fitoi titullin e 20-të në Belgjikë. Vetëm në kampionat: 17 gola dhe 23 asista. Në total me Brugge: 108 ndeshje, 43 gola dhe 45 asista.
Për këtë u shpall edhe Lojtari i Sezonit në Belgjikë pasi e ndihmoi klubin të rifitonte Kupën në 2025 dhe titullin sivjet.
"E dua futbollin, i di gjithçka për Premier League, i di gjithçka për Arsenalin... Ishte 0-3 në stadiumin tonë. Ishte ekipi më i vështirë kundër të cilit kam luajtur deri tani."
Arsenali e mori si zëvendësues direkt i Leandro Trossard, i cili u shit te Besiktas për 17 milionë funte këtë muaj. Me Sakan në të djathtë dhe Tzolis në të majtë, Arteta tani ka dy anësorë që presin brenda dhe godasin.