Arsenal e Liverpool ndahen në paqe, Saka shënon golin e tij të 50
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Arsenalit kanë barazuar në Premier Ligë kundër rivalit të madh për titullin e ri të kampionit – Liverpool, i udhëhequr nga egjiptiani Mohamad Sallah që barazoi në fund të takimit për rezultatin përfundimtar 2:2 dhe vazhdimin e luftës së madhe për kreun e tabelës.

“Topçinjtë” erdhën në epërsi në “Emirates” me golin e Bukayo Saka në minutën e 9-të, për të cilin ky ishte goli i tij i 50-të në fanellën e Arsenalit.

Virgil Van Dijk nëntë minuta më vonë tronditi tifozët e skuadrës vendëse duke barazuar për 1:1. Por gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë dhe Mikel Merino shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, njëherësh goli i tij i parë në fanellën e Arsenalit dy minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Betejë e madhe u zhvillua në pjesën e dytë, ku mysafirët kërkuan me çdo kusht t’i shmangen humbjes së dytë këtë sezon, gjë të cilën e arritën me golin e yllit egjiptian nëntë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, pas asistimit të Nunez.

Pas 9 xhirosh në Premier Ligë prin Manchester CIty me 23 pikë, ndjekur nga Liverpool me 22 pikë, Arsenali ka 18 pikë në pozitën e tretë, po aq sa edhe Aston Villa në pozitën e katërt. Chelsea renditet i pesti me 17 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024