Arrestohet shefi i Sektorit të Kufirit në Korçë, favorizoi një shtetas që trafikonte drogë
Lexohet për: 2 min.
fwefwqf
1 vit më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), rajoni Korçë-Elbasan, ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë në Korçë për ndalimin e punonjësit policor kryekomisarit S.P. (53), me detyrë shef i Sektorit të Kufirit pranë DVKM Korçë.

Ndalimi u krye në kuadër të hetimeve të procedimit penal të vitit 2023, referuar nga sektori i AMP Korçë, regjistruar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve“.

S.P. dyshohet se në intervale të ndryshme kohore dhe së fundmi më 27 nëntor 2023, ka favorizuar shtetasin me inicialet L.L. të kalojë kufirin në Kapshticë, duke iu shmangur kontrollit kufitar në automjet, si dhe duke urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e tij.

Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtë edhe me policinë greke, e si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kilogramëve lëndë narkotike në shtetin grek.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitet të paligjshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, njofton Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, rajoni Korçë-Elbasan në një postim në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025