Arrestohet për lajmërim të rremë dhe publikim të videos në Tik Tok
Lexohet për: 2 min.
arrestohet
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve intensive ka arritur ta identifikojë dhe njëherit ta arrestoi personin e dyshuar (D.M.), i cili ka bërë deklarim të rremë duke kontaktuar Policinë e Kosovës në numër emergjent për kinse nevojë për ndihmë  policore dhe pastaj të njëjtat incizime i ka publikuar në Tik Tok, të titulluar (Dardi thirr policin).

Sipas policisë, të gjitha hetimet dhe veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ku ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Duke parë angazhimet dhe nevojën për veprime policore në ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve që kanë nevojë për prezencë policore, rastet e tilla pengojnë punën policore dhe janë të kundërligjshme, andaj Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të menjëhershme ndaj të gjithë personave që mund të përfshihen në raste të tilla. Policia e Kosovës do të vazhdojë  të jetë e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore dhe kushtetuese si dhe ofrimin e ndihmës dhe sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve”, thuhet në njofitm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024