Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, në rimorkion e kamionit të tij u gjetën migrantë egjiptianë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, në rimorkion e kamionit të tij u gjetën migrantë egjiptianë
Policia e Kosoves - automjeti - arkiv - ilustrim
22/04/2026 - 10:49
Linku u kopjua

Në Veternik të Prishtinës është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi në rimorkion e kamionit të tij janë gjetur pesë migrantë shtetas të Egjiptit.

Rasti ka ndodhur të martën, në orën 15:00.

Tashmë, migrantët janë dërguar në kampin e azilit dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Veternik, Prishtinë 21.04.2026-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit të tij janë gjetur pesë migrantë shtetas të Egjiptit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa migrantët janë dërguar në kampin e azilit”, thuhet në raportin e Policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026