Arrestohet një person për vjedhje në Xhaminë e fshatit Mirash
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet një person për vjedhje në Xhaminë e fshatit Mirash
arrestimiiii
16/04/2026 - 20:32
Linku u kopjua

Një person u arrestua me dyshimin se kreu vjedhje në Xhaminë e fshatit Mirash të Ferizajt.

“Me datën 12.04.2026 rreth orës 13:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i “Vjedhjes së rëndë” në Xhaminë e fshatit Mirashë.

Njësitet reaguese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ankuesin, “imamin e Xhamisë, i cili ka njoftuar se rreth orës 03:00 të së njëjtës ditë, një person i panjohur dhe i maskuar kishte hyrë në objekt, nga ku kishte vjedhur arkën e bamirësisë me një shumë të caktuar parash”, njofton policia.

Rasti është regjistruar nga kamerat e sigurisë, mirëpo gjatë largimit, “i dyshuari kishte dëmtuar kamerat me qëllim të asgjësimit të provave, duke shkaktuar edhe dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, më 16.04.2026, Njësia e Hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin J.H. (33 vjeç), i cili është shoqëruar në stacionin policor dhe në prani të avokatit mbrojtës, është intervistuar si i dyshuar, ku me autorizim të prokurorit të shtetit ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimine  Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, i dyshuari rezulton me urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore, dega në Lipjan.

Me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, konfirmoi PK.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026