Arrestohet një person për tentim vrasje në Fushë Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet një person për tentim vrasje në Fushë Kosovë
Arrestim Policia e Kosoves - arkiv ilustrim
13/03/2026 - 09:41
Linku u kopjua

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për tentim vrasje pas një mosmarrëveshjeje që përfundoi me të shtëna me armë.

Policia bëri të ditur se rasti ka ndodhur më 12 mars rreth orës 16:25. I dyshuari dhe viktima, të dy meshkuj kosovarë, fillimisht janë përleshur fizikisht, ndërsa më pas i dyshuari ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës, transmeton KosovaPress.

Gjatë përleshjes të dy personat kanë pësuar lëndime trupore. I dyshuari pas trajtimit mjekësor është liruar, ndërsa viktima vazhdon trajtimin në spital.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator, 10 fishekë me gaz dhe tri gëzhoja, ndërsa nga çanta e të dyshuarit janë gjetur edhe 10 fishekë të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026