Njësia e Hetimeve të stacionit në Shtime, e mbështetur edhe nga policët e rendit, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Ferizajt, sot ka realizuar një kontroll në fshatin Petrovë të Shtimes dhe në shtëpinë e të dyshuarit R.R ( M/K) i moshës 28 vjeçar, kanë gjetur dy armë të zjarrit : një pushkë automatike dhe një pistoletë.
Sipas policisë, kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit R.R i ka paraprirë një hetim disa ditësh nga hetuesit policorë, pasi i dyshuari kishte shtënë me pistoletë në ajër, në një fushë në rajonin Shtimes.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar dy armët e zjarrit”, thuhet në komunikatë
Më tej thuhet se rasti është cilësuar "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm" dhe " Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve në Shtime.