Arrestohet një person në Pejë, gjuajti me armë zjarri
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person është arrestuar nga Policia në Pejë.

I njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, ndërsa rasti ka ndodhur në një shtëpi, në fshatin Katund i Ri.

Personit të arrestuar i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia, përmes një komunikate për media ka njoftuar se menjëherë i është përgjigjur rasti dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur tre fishek të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër.

Kurse, arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar.

Komunikata e plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datë 07.07.2024,  është njoftuar se në fshatin Katundi i Ri në Pejë, në një shtëpi ka të shtëna me armë. 

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes, ku janë  gjetur tre fishek të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër. Arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar.

Pas një pune intensive të hetuesve me datë 07. 07. 2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin:

-H. H.  i lindur me 1978.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari është  ndaluar për 48- orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024