Arrestohet një person në Ferizaj i kërkuar nga Maqedonia e Veriut
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës sot në Ferizaj ka arrestuar personin me inicialet G.M. (43), shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi ai ishte në kërkim nga autoritetet në Shkup për veprat penale mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve me dënim burgimi katër vjet e nëntë muaj. Deri tek arrestimi ka ardhur pas marrjes së informatave se në Ferizaj në një lokacion, po qëndronte për disa ditë një person i paidentifikuar.

Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm janë njoftuar edhe Departamenti Kufirit i Policisë së Kosovës për procedura tjera hetimore për kalimin ilegal të kufirit, deri në një vendim tjetër të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore për dorëzimin e tij autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë për raste të ndryshme duke njoftuar stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024