Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik, vidhte pyje e dhunonte
Lexohet për: 1 min.
pyje
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në orët e mesditës në Kaçanik policët kanë arrestuar personin e kërkuar nga gjykata, R.D (M/K) i moshës 44 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar për veprën penale ‘’Lëndim trupor dhe vjedhje e pyjeve’’ me dënim burgimi prej pesëdhjetë e dy (52) ditëve.

“Sot, në ora 12:00 në rrugën "Ismajl Raka" në Kaçanik policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.D (M/K) i moshës 44 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim trupor dhe vjedhje e pyjeve’’me dënim burgimi prej pesëdhjetë e dy (52) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje  të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025