Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik, asistuan gjatë një rasti të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt, pasi që dyshohej për substanca narkotike.
“Në prezencë të një dëshmitari, me urdhër të lëshuar nga Gjykata është kontrolluar prona ku jetonte i dyshuari L.I., M/K, dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar;
para në prerje letre në total 400 euro, 2x telefona mobil, një pako me letra për mbështjellje të narkotikëve si dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Të gjitha veprimet lidhur me rastin, janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.