Arrestohet në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares
Lexohet për: 1 min.
Vanja
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lupço Palevski – Pallço është arrestuar në Turqi si i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, si dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Sonte është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.

Sonte në Gjykatën Penale janë sjellë edhe të dyshuarit e tjerë, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë për propozimin e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit. /AlsatMk

Vrasja e dyfishtë në Maqedoni: Këto janë vendimet e deritanishme për të dyshuarit - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025