Arrestohet Gentian Malindi, akuzohet se porositi 137 kg kokainë
Lexohet për: 1 min.
malindi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia ka arrestuar Gentian Malindin, i cili ka qenë në kërkim për një sasi prej 137 kg kokainë të kapur në vitin 2019 në Portin e Durrësit. Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se ai është ndaluar në afërsi të Vorës, ku lëvizte i vetëm me një automjet.

Pak kohë më parë, Gjykata e Posaçme pezulloi çështjen ndaj tij, për shkak se ishte në arrati. Kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.

Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës./Euronews Albania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024