Arrestohet babai që dhunoi vajzat e mitura në Gjakovë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Gjakovë nën dyshimet se ka kryer veprën dhunim.

Zëdhënësi i policisë rajonale Nysret Xhurkaj ka thënë për KosovaPress se rasti në polici është raportuar nga nëna e dy vajzave të mitura.

“Sot, në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna) së bashku me dy vajzat e saja të moshës së mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi. Bazuar në intervistën e saj bashkëshorti (i përkatësisë ashkali) i saj, përkatësisht babai i viktimave kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme, por që datat e sakta nuk iu kujtohen. Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtës. Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, ka thënë Xhurkaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024