Ministrat e qeverisë izraelite dhe liderët e opozitës hodhën poshtë urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICC) sot për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.
Netanyahu i quajti urdhrat e arrestit të ICC "të rreme dhe të njëanshme politikisht". Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, kryeministri izraelit pohoi se "Nuk ka asgjë më të drejtë se lufta që Izraeli ka bërë në Gaza".
Ministrja izraelite e Transportit Miri Regev e quajti urdhër-arrestimin e ICC-së "absurditet ligjor".
"Izraeli nuk do të kërkojë falje për mbrojtjen e qytetarëve të tij - ky nuk është një krim," tha Regev në X.Ish-ministri i kabinetit të luftës, Benny Gantz, i përshkroi urdhër-arrestet si "verbëri morale".
Dhoma Paragjyqësore e gjykatës tha se “lëshoi urdhër-arrest për Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera nga të paktën 8 tetori 2023 deri të paktën 20 maj 2024.”