Arrestohet 24-vjeçari në Ferizaj, kërkohej për dhunim pas dënimit me dy vjet e gjysmë burgim
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet 24-vjeçari në Ferizaj, kërkohej për dhunim pas dënimit me dy vjet e gjysmë burgim
Policia e Kosovës njoftoi se gjatë ditës së sotme në Ferizaj, u arrestuar një person, i cili ka qenë i kërkuar për veprën penale ‘’dhunim’’.
I arrestuari është A.H 24-vjeçar, i cili, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vjetësh e gjysmë burgim.
Komunikata:
Arrestohet një person i kërkuar për dhunim në Ferizaj
Më datën 24.04.2026, rreth orës 15:00, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet A.H. (24 vjeç).
Personi ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Dhunim”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muajsh.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.