Arrestohet 19-vjeçari për kërcënim me armë në Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet 19-vjeçari për kërcënim me armë në Ferizaj
Arrestohet 19-vjeçari për kërcënim me armë në Ferizaj
04/04/2025 - 22:29
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet R.O. (19) në Dubravë të Ferizajt, pasi kishte kërcënuar me armë një person tjetër me inicialet Z.M. i moshës 20-vjeçare.

Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 17:20 njësiti antidrogë ka ndërhyrë gjatë një fjalosjeje mes R.O. dhe Z.M., pasi ky i fundit kishte nisur një kërkesë për shoqërim një vajze në rrjetet sociale. I dyshuari R.O. e kishte thirrur personin Z.M dhe e kishte kërcënuar me armë.

Gjatë kontrollit te personi R.O. është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe një fishek në tytë, raporton KosovaPress.

Në asistim ka mbërritur edhe patrulla e stacionit policor të Ferizajt dhe në vendin  ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krim-teknikët e stacionit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar procedura penale për veprat "armëmbajtje pa leje" dhe "kanosje", ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026