Mbrëmë policia në Prishtinë ka arrestuar tri të dyshuara, njëra shtetase e Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale mundësim ose detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje.
Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime.
Rasti është inicuar si mundësim ose detyrim në prostitucion & ofrimi i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje
Rr. Ali Vitia, Prishtinë. 05.10.2022 – 19:35. Janë arrestuar tri të dyshuara femra, njëra shtetas e Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura penale. Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime. Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.