Humb jetën tragjikisht një punëtor në Prizren
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Humb jetën tragjikisht një punëtor në Prizren
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën tragjikisht derisa ishte duke punuar gjatë renovimeve të një ndërtese në Prizren.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për KosovaPress, se rasti ka ndodhur në ora 15:40 në rrugën "Ekrem Rexha".

“Derisa një punëtor ishte duke punuar, nga lartësia bie një profil metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G., 25-vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë, dhe për pasojë i njëjti vdes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i urgjencës”, tha ai.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit kujdestarë të stacionit dhe sektori rajonal i hetimeve, ndërkohë në lidhje me rastrin është informuar inspektori i punës.

Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025