Arrestohen shtatë persona, gjashtë nga ta të dyshuar për grabitje të armatosura
Lexohet për: 2 min.
Policia-e-Kosovës-2021-4-2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Hetuesit e njësitit të hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura, si dhe një tjetër për armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë, operacionet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme, në zonën e Lipjanit dhe Drenasit, ku janë arrestuar personat e dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në së paku pesë raste të grabitjeve, të cilat kanë ndodhur në periudhën korrik -shtator 2022, kryesisht në pompa derivatesh.

“Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i vendbanimeve të tyre, ku policia ka gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri -AK 47, një pistolete- TT, tre karikatorë, 48 fishekë, 30 paketime te vogla substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) etj. Për armë mbajtje pa leje policia ka arrestuar një person, M.D mashkull, 58 vjeç, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat:  -V. Sh, mashkull, 21 vjeç, -E. Sh, mashkull, 19 vjeç, -B. M, mashkull, 19 vjeç, -F. Sh, mashkull, 18 vjeç,-Z. A, mashkull, 18 vjeç dhe -L. D, mashkull, 18 vjeç, të cilët dyshohet se janë të përfshirë  në veprat, grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës,  përdorimi i armës si  dhe posedim ilegal i substancave narkotike, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024