Arrestohen gjashtë persona në Lipjan, nën dyshimin për vjedhjen e 150 mijë eurove
Lexohet për: 2 min.
Policia-e-Kosoves-29
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga të hënën pasi Policia e Kosovës i arrestoi ata nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

“Rasti ka ndodhë në Janjevë, saktësisht në një punëtori, ku të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën rreth 150000 euro: pjesë të makinave për përpunimin e plastikës, mjete të ndryshme të punës, 10 kallëp të metalit për përpunimin e plastikës, 8 ngrohëse që shërbejnë për shkrirjen e plastikës, 5 pompa të ujit, 1 trafo e rrymës/furnizues për makinën e shkrirjes së plastikës të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë” – thuhet në njoftim.

“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë e cila është raportuar me datën 27.11.2022.

Rasti ka ndodhë në Janjevë, saktësisht në një objekt (punëtori), ku të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën rreth 150000 euro:

- pjesë të makinave për përpunimin e plastikës,

-mjete të ndryshme të punës,

-10 kallëp të metalit për përpunimin e plastikës,

-8 nxemse që shërbejnë për shkrirjen e plastikës,

-5 pompa uji ,

-1 trafo e rrymës/ furnizues për makinën e shkrirjes së plastikës etj, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë.

Tre nga personat e arrestuar, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore,  janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit me vendim të prokurorit, i kanë dorëzuar gjësendet e sekuestruara, pronarit legjitim”, bën të ditur policia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024