Arrestohen dy të dyshuar dhe sekuestrohet një kallashnikov
Lexohet për: 1 min.
274535065_239539988386267_4505240548707548128_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia në Podujevë ka arrestuar mbrëmë  dy të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri në Podujevë.

Sipas Policisë mbrëmë rreth orës  22:00, në rrugën "Nuhi Gashi" është arrestuar i  dyshuari,  i cili ishte shpallur në kërkim për veprat "kanosje" mbajtje në pronësi kontrollë ose posedim i paautorizuar i armës, si dhe "asgjësim i pasurisë" të ndodhur më 16 janar rreth orës 03:45, në rrugën "Skënderbeu" në Podujevë.

R. A, 32 vjeç,  pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Në lidhje me rastin e njëjtë sot rreth orës 14:30, policia i ka shqiptuar masën e arrestit policor edhe të dyshuarit tjetër; R. A,  28 vjeç, i cili pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Po ashtu është sekuestruar edhe një armë automatike AK 47, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025