Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj
Lexohet për: 2 min.
Policia-bashkë-me-FBI-arrestojnë-tre-persona-për-krime-kibernetike-e1663847157655
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policët e stacionit në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit në dy lokacione të ndara kanë arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Sipas Policisë, në ora 06:15 në fshatin Dubravë të Ferizajt është arrestuar  personi i kërkuar A.C (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor ’’, me dënim burgimi prej një viti.

“Ndërsa në ora 06:45 në fshatin Jezerc të Ferizajt është  arrestuar personi i kërkuar R.G (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyllit ’’, me dënim burgimi prej dhjetë ditëve. Pas kompletimit të dokumentacioneve të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025