Arrestohen dy lojtarë të Francës për sulm seksual
Lexohet për: 2 min.
9-Dy lojtar
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy lojtarë ndërkombëtarë francezë të ragbit janë arrestuar në Argjentinë pas akuzave për sulme seksuale.

Oscar Jegou, 21 vjeç dhe Hugo Auradou, 20 vjeç, u arrestuan në Buenos Aires të hënën dhe do të transportohen në Mendoza, ku mediat lokale pretendojnë se krimi dyshohet se ka ndodhur ndaj një gruaje, raporton KosovaPress.

Franca janë në një turne në Amerikën e Jugut. Kombëtarja e Francës qëndroi në Mendoza të shtunën mbrëma pas fitores 28:13 kundër Argjentinës, gjatë së cilës të dy lojtarët bënë debutimin e tyre ndërkombëtar.

“Nëse faktet vërtetohen, ato janë tepër serioze”, u tha gazetarëve presidenti i Federatës Franceze të Rugbit, Florian Grill.

"Ne do të rezervojmë rezultatet e hetimit", tha më tej Grill.

“BBC Sport” ka kontaktuar Federatën Franceze të Rugbit për koment.

Arrestimet vijnë dy ditë pasi mbrojtësi i krahut Melvyn Jaminet u pezullua nga federata pasi postoi një video në rrjetet sociale me një koment racist. Jaminet, i cili luan për Toulon, e ka postuar videon në llogarinë e tij në “Instagram” pasi luajti në fitoren ndaj Argjentinës.

Ndonëse Jaminet e fshiu videon, ajo u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe 25-vjeçari u dërgua në shtëpi nga turneu. Jaminet tha se i vinte shumë keq dhe i vinte turp për komentet e tij.

Franca luan me Uruguain në Montevideo të mërkurën përpara se të kthehet në Buenos Aires për një test të dytë kundër Argjentinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024