Arrestohen 6 persona dhe sekuestrohen dhjetëra kilogramë marihuanë
Lexohet për: 1 min.
01 (002)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar dhe ka sekuestruar mbi 12 kilogramë substancë narkotike, në kuadër të operacionit “Guri”.

Departamenti i Hetimeve-Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka kontrolluar 11 lokacione ku si provë materiale ka gjetur dhe konfiskuar edhe 3467 euro, 12.700 lekë dhe tri vetura me të cilat është bartur lënda narkotike.

Vlen të ceket se gjatë kontrolleve, në njërin nga lokacionet, një i dyshuar, në tentim për të ikur ka kërcyer nga një lartësi e shtëpisë dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Operacioni “Guri” kishte filluar të zbatohej muaj më parë ku ishin gjetur dhe konfiskuar rreth 36 kilogramë marihuanë, si dhe ishin arrestuar tre të dyshuar.

Në tri operacionet e më hershme dhe në këtë të ditës së sotme janë konfiskuar rreth 48 kg substancë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, vlera e të cilës është rreth 70 mijë euro, janë arrestuar nëntë të dyshuar ”, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025