Armend Muja nuk paguan më 1 milion € qira për ministri, “del” në objekte publike
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Armend Muja nuk paguan më 1 milion € qira për ministri, “del” në objekte publike
Ministri i Bujqësisë, Armend Muja ka bërë të ditur, të enjten, se ka nënshkruar një vendim me të cilin parashihet zhvendosja e ministrisë dhe institucioneve vartëse të saj në objekte publike.
Me këtë veprim ai ka thënë se “i jepet fund kostove të panevojshme të qirasë dhe shfrytëzimit të pronës së shtetit”.
Vendimi, sipas Mujës, nënkupton që ministria e tij kalon “nga qiratë tek zhvillimi”, duke e titulluar këtë ndërmarrje si “një hap konkret për një shtet më efikas”.
“Rezultati: rreth 1 milion € kursime në vit. Këto kursime do të kthehen menjëherë në investime konkrete” , ka shkruar ai, në Facebook, përcjellë KosovaPress.
Kjo, siç pretendon Muja, nënkupton mbështetje për prodhimin vendor dhe fermerët, investime në mekanizim dhe teknologji bujqësore, zgjerim i ujitjes dhe rritje e produktivitetit dhe mbështetje për të rinjtë dhe gratë në bujqësi.
“Po ndërtojmë një administratë që kursen aty ku duhet dhe investon aty ku ka më shumë ndikim për qytetarët”, thuhet në fund të postimit të ministrit të Bujqësisë. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.