Armë, municion dhe uniformë me emblemë serbe gjenden në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Armë, municion dhe uniformë me emblemë serbe gjenden në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok
zubin potok-policia
07/06/2026 - 13:27
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në fshatin Mala Jabuka të Komunës së Zubin Potokut.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta në rajonin e veriut, më 7 qershor 2026, zyrtarët policorë kanë pranuar informacione se në një objekt të pabanuar mund të gjendeshin armë. Pas pranimit të informatës, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer kontrollin e lokacionit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47, dy karikatorë të zbrazët për këtë armë, 422 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, 13 fishekë të kalibrit të panjohur, një fishek i kalibrit 9x19 milimetra, dy granatahedhës (tromblonë) si dhe një uniformë ushtarake me emblemë serbe.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia bëri të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. Gjithashtu, policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike të raportohet në numrin 192.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026