Arma sekrete e Ancelotit-djali i tij
Lexohet për: 2 min.
Davide Ancelotti
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kur bëhet fjalë për netët magjike të Ligës së Kampionëve, Real Madrid i ka normalizuar tej mase ato. Ata e treguan këtë në gjysmëfinalen e tyre të fundit. Kur ishin Edhe 10 minuta të mbetura në ndeshjen e dytë, Bayern ishte në epërsi 1-0 në “Santiago Bernabeu” dhe Reali po shkonte drejt eliminimit.

I biri i Ancelotit, Davide Ancelotti i kishte kërkuar babait të tij për të bërë një zëvendësim të veçantë. Në fakt, ishte Jude Bellingham, ai i cili kishte shfaqur shenja lodhjeje në mesfushë dhe si rezultat i kësaj e gjithë mbrojtja e Bayernit ishte përqendruar tek bllokimi i brazilianti Vinicius Jr.

Davide e kuptoi se skuadra kishte nevojë për më shumë prani në zonën e sulmit, dhe ai shikoi drejt Joselu, një lojtar me gjatësi dhe instinkt sulmuesi. Ish-sulmuesi i Stoke dhe Neëcastle kishte ardhur te Reali si i huazuar një sezon nga Espanyol i divizionit të dytë. Jo shumë do ta kishin zgjedhur atë si lojtar për të prodhuar një shkëlqim të vonë. Por ndërsa ishte shumë i frustruar, Ancelotti iu drejtua djalit të tij në pankinë dhe Davide tha fjalën e tij: "Joselu hajde", ishte dëgjuar ai, përcjellë KosovaPress.

Carlo u bind dhe i tha sulmuesit të ngrohej. I inkuadruar në minutën e 81-të, Joselu shfrytëzoi një gabim të Manuel Neuer për të barazuar dhe më pas shënoi edhe të dytin për të dërguar spanjollët në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve. Dhjetë minuta, dy gola. Fuqia e një zëvendësimi.

Edhe një herë, Davide kishte bërë thirrjen e duhur. Djali i Carlos, si ndihmës menaxher i Realit, vazhdon të jetë arma e tij sekrete.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024