Arma e rreme i kushton me jetë 13-vjeçarit në SHBA
Lexohet për: 2 min.
g32g32
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia në shtetin e Nju Jorkut ka vrarë një 13-vjeçar pasi ai u largua prej tyre duke mbajtur një armë kopje, thanë autoritetet.

Oficerët ndaluan Nyah Mway dhe një tjetër 13-vjeçar të premten në mbrëmje, pasi, sipas policisë, ata "përputheshin me përshkrimet e të dyshuarve të kërkuar për grabitjet e fundit".

Ndërsa oficerët po merrnin në pyetje djemtë, Nyah Mway u përpoq të ikte dhe pasoi një ndjekje. Shefi i policisë Mark Williams tha se policia vuri re atë që "dukej si një armë".

Një oficer më pas e rrëzoi djalin në dysheme dhe gjatë përleshjes në tokë, një oficer tjetër qëlloi një të shtënë që e goditi adoleshentin në gjoks, tha shefi i policisë.

Atij i është dhënë ndihma e parë në vendin e aksidentit, por më pas ka ndërruar jetë në spital.

"Oficerët gjetën një kopje të pistoletës Glock 17 Gen 5 me një karikator të ndashëm," tha Williams.

"Arma e rreme kishte shenja, nënshkrime, një karikator të ndashëm dhe numra serialë të ngjashëm me Glock. Ajo dukej si një armë e vërtetë," tha zëdhënësi i policisë Michael Curley.

Oficerët e përfshirë në incident u vendosën në pushim me pagesë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024